Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan, Dan Rostenkovski
English

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan, Dan Rostenkovski

Uashington, 12 Gusht, NOA - Pas vdekjes së djeshme tragjike të ish-senatorit amerikan, Ted Stivens në një aksident ajror, sot është shënuar një humbje e re në radhët e ish-përfaqësuesve të lartë të shtetit amerikan.

Bëhet fjalë për ish-kongresmenin amerikan, Dan Rostenkovski, i cili vdiq në shtëpinë e tij në Uiskonsin, në moshën 82-vjeçare.

Ai ishte nga Çikagoja dhe kryesoi Komisionin e Kongresit për Fondet nga viti 1981 deri në vitin 1994, duke qënë një nga ligjvënësit më me influencë të kohës së tij.

Por gjithçka u zbeh nga karriera e tik pasi u përfshi në një skandali dhe pasi u largua nga posti, përfundoi madje në burg nën akuzat për fallsifikime me dërgesa postare.

Kariera e tij përfshjin pika kyçe si ajo e shërbimit në Kongresin Amerikan si përfaqësues i Çikagos gjatë periudhës 1959-1995.

Ndërsa në vitin 1981, ai u zgjodh kryetar i komisionit të fuqishëm të Dhomës së Përfaqësuesve për fondet që harton ligjet e taksave.

Por fillimi i rënies së pushtetit dhe influencës së Dan Rostenkovskit erdhi në vitin 1992, kur një juri e madhe në Uashington ngriti kundër tij 17 akuza për shpërdorimin e fondeve federale.

Ai pranoi dy nga akuzat për fallsifikime të dërgesave postare dhe kaloi 17 muaj në një burg federal.

E gjitha kjo do të bënte që ai të humbte zgjedhjet e vitit 1994 dhe të mos kthehej më kurrë në politikë.

n.e/NOA

KOMENTE