Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Ngjarja në Himarë, barbare, të dënohen autorët
English

Berisha: Ngjarja në Himarë, barbare, të dënohen autorët

Tiranë, 14 gusht, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për ngjarjen e ndodhur në Himarë ku humbi jetën në një aksident të qëllimshëm 32 vjeçari Aristotel Guma.

I pyetur nga media për këtë çështje Berisha u shpreh se nëse faktohen detajet që ka dhënë media për ngjarje, atëherë ajo është edhe më e rëndë dhe e pashembullt. Ai ka kërkuar nga autoritet zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e pretendimeve të banorëve të zonës.

Duke folur mbi mundësinë e shkaktimit të aksidentit pas incidenti për gjuhën e përdoru Berisha ka thënë se kjo është një ngjarje shumë mizore, që i ka shokuar të gjithë.

Ai ka thënë se zona e Himarë është një zone bilinguste (dy gjuheshe) dhe e tillë ka qenë edhe më parë dhe jo vetëm vitet e fundit.

“Ky është në akt i shëmtuar, të vrasësh dikë duke u kthyer në shtëpinë e vet është një akt barbar. Organet e rendit do të vendosin autorët para ligjit”, u shpreh Berisha.

NOA

KOMENTE