Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kupa e Gjermanisë: St. Pauli dhe Hanoveri i thonë lamtumirë kupës
English

Kupa e Gjermanisë: St. Pauli dhe Hanoveri i thonë lamtumirë kupës

Berlin, 15 Gusht, NOA - Ekipet e bundesligës St. Pauli dhe Hanoveri janë skualifikuar që në raundin e parë të ndeshjeve për Kupën e Gjermanisë.

St. Pauli humbi 0:1 kundër skuadrës së ligës rajonale nga Kemnici, ndërsa Hanoveri u gjunjëzua nga skuadra e Elversbergut e kategorisë së tretë, pas penalltive 4:5.

Trajneri i skuadrës së St. Paulit. Holger Stanislawski me sa duket nuk vuri re ndonjë ndryshim kategorie në lojë.

“Nuk ka përkatësi në ligë, por dy skuadra që luajnë futboll përballë njëra-tjetrës. Ne nuk vëmë buxhete në fushë, por ekipe. Kemnici ishte më i vendosur në fazën e fundit, edhe pse situata i përkiste një ndeshje standard."

Rezultatet e tjera me pjesëmarrje të ekipeve të kategorisë së parë të bundesligës:

Aue - Mënhengladbah 1 : 3

Pirmazens - Leverkuzen 1 : 11

Alen - Bremen 0 : 4

Burghauzen - Dortmund 0 : 3

Rostok - Hofenhajm 0 : 4

Babelsberg - Shtutgart, 1 : 2

Obernoiland - Frajburg 0 : 1.

NOA/DV

KOMENTE