Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmet i fortë 4.5 ballë i shkallës Richter në ishujt Eolie, nuk rezultojnë të lënduar
English

Tërmet i fortë 4.5 ballë i shkallës Richter në ishujt Eolie, nuk rezultojnë të lënduar

Lipar, 16 gusht, NOA – Një tërmet i fortë është regjistruar sot në ishujt Eolie, të njohur ndryshe edhe si ishujt Lipari, një arkipelag me prejardhje vullkanike, që gjendet nën juridiksionin e provincës së Messinës.

Sipas ekspertëve tërmeti rezultoi të kishte një magnitudë 4.5 ballë të shkallës Richter.

Secondo analizave të bëra në sallën e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti u ndje në 13 kilometra thellësi, përndryshe tërmeteve të të tjerë tipikë të zonës.

''Ishte një tërmet sipërfaqësor që u ndje shumë fortë edhe në bregdet”, tha një nga ekspertët e sallës sizmike, Luca Malagnini.

Ndërsa një zëdhënës pranë bashkisë së Liparit, theksoi se deri tani nuk rezulton të ketë të lënduar nga ky tërmet.

Funksionari i Bashkisë, nënvizoi se kishin thirrur ndihmën e shpejtë, dhe ata ende nuk kishin të persona të plagosur që të kishin mbërritur për të marrë mjekim.

Ndërkohë mësohet se plazhet e ishullit po patrullohen nga skuadrat e mbrojtjes civile.

Mbi 40 turistë që gjendeshin në plazhin e Valle Murias, gjatë tërmetit u evakuuan menjëherë nga kapiteneria e portit të Liparit, duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Tashmë zjarrfikëset po verifikojnë të gjithë ishullin për t’u siguruar nëse gjenden persona të plagosur si dhe për të parë dëmtimet që shkaktoi tërmeti i rënë në ishujt Eolie.

mit/NOA

KOMENTE