Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident në Laprakë, vdes rrugës për në spital 37 vjeçari
English

Aksident në Laprakë, vdes rrugës për në spital 37 vjeçari

Tiranë, 17 gusht, NOA – Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Laprak të Tiranës. Si pasojë e përplasjes nga një makinë ka humbur jetën një person. Sipas policisë bëhet fjalë për 37 vjeçarin Fatos Reçi, i cili është shtypur nga një autoveturë në momentin që ka qenë duke kaluar rrugën.

Pas aksidentit të pranishmit në vendngjarje kanë janë munduar të bëjnë transportimin e tij për në Spitalin Ushtarak në mënyrë urgjente. Sipas dëshmitarëve që kanë parë skenën e aksidentit, Reçi ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është goditur nga automjeti.

Por si pasojë e dëmtimeve të marra në kokë dhe në pjesën e brendshme të trupit, Reçi ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia ka arritur të ndalojë drejtuesin e mjetit, Agim Vojka, i cili shkaktoi aksidentin dhe e ka shoqëruar atë në komisariat për të dhënë sqarimet e duhura dhe për të zbardhur arsyet e aksidentit me pasojë vdekjen. Automjeti është me targa greke.

NOA

KOMENTE