Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendos gjykata pas kërkesës, martohet me bashkëshortin e saj të vdekur
English

Vendos gjykata pas kërkesës, martohet me bashkëshortin e saj të vdekur

Francë, 18 gusht NOA - Martine Mallard, 53 vjeç, ka marrë të drejtën e plotë nga drejtësia franceze për të martuar të fejuarin e saj, Alain Duvignacq, i cili ka qenë ndarë nga jeta si pasojë e sëmundjes së kancerit në pak ditë para se çifti të martohej.

Rruga e lirë e lëshuar nga presidenti francez Nicolas Sarkozy, i ka dhënë fund luftës tre-vjeçare të gruas në fjalë. Kështu martesa u celebrua në Saintes, në perëndim të vendit.

Bashkëshorti, Alain Duvignacq, u nda nga jeta si rrjedhojë e kancerit në moshën 53 vjeçare pak ditë para martesës, e cila ishte më datë 30 korrik të 2007.

Që nga ajo kohë, Martine, pasi u vu në dijeni të kësaj lloj martese, luftoi deri në atë pikë ku arriti të merrte të drejtën nga autoritetet administrative.

Ditët e sotme, ato të cilat kryejnë një martesë të tillë janë kryesisht, partneret e ushtarëve apo policëve të cilët janë ndarë nga jeta në zbatim të profesionit të tyre.

r.b/NOA

KOMENTE