Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ikona poetike Lefter Çipa
English

Ikona poetike Lefter Çipa

Nga Çerçiz Loloçi

Teksa shfletoj “Princin e dashurisë” të Lefter Çipës, libri më i fundit poetik i publikuar jo më nga “Toena”, por nga një tjetër shtëpi botuese “Naimi”, më vjen sakaq ndër mend një autor krejt i veçantë në letërsinë shqipe që, për më shumë se pesëdhjetë vjet, ka thurur modestisht këngë dhe vargje, ato “të legalizuara” në mëse 18 përmbledhje poetike dhe ato të tjera thuajse “ilegale” që janë bërë pronë e shumë grupeve popullore e që mund të jenë sa trefishi i tyre.

Pa qenë kurrsesi një poet qyteti, pa dashur të rendë në marrëzinë e eksperimenteve të kahershme e të tashme poetike, ai e ka shkruar poezinë ashtu si i ka ardhur: herë si bejte, si krijim populli, si kumt i atypëratyshëm, si këngë, e megjithatë është sot një ndër poetët më të lexuar dhe më të pangjashëm të letrave shqipe.

I gjendur përherë në provincë por pa u shkërmoqur prej saj, Çipa i Himarës arriti megjithatë të tërheqë shpejt vëmendjen e lexuesit në hapësirat shqiptare dhe të një vargu personalitetesh. Pavarësisht mureve që ngriheshin midis trojeve shqipfolëse, vargjet e Çipës do ta gjennin shtegtimin në këto vise o me një grup popullor, o me një ansambël që mbështetej në krijimtarinë e tij.

Disa biografë të Cipës, në parathënie apo pasthënie, në promovim të krijimeve të tij poetike, nuk harrojnë të përmendin pjesëmarrjen e tij me këngë memoriale në gjashtë festival foklorike poetike apo mëtojnë të nënvizojnë këgët monument që gjenden në një sërë përmbledhjesh poetike si "Bejkë e bardhë", "Bilbilat e vendit tim", "Shqipëri moj ballëhapur", "Këngët e Ruzanës", "Dheun tim përsipër mbaj", "Për Kosovën prapë do të ngrihem", "Kënga që tret lotin", "Këngët e Akroqeranit" etj.

Jo më kot ai vlerësohet si një kreshtë e pakapshme polifonisë shqiptare, ndërsa mijëra krijimet e tij kanë qenë pjesë e pandashme e grupeve kulturore të Pilurit, Himarës, Bënçës, Dhërmiut, Gjirokastrës, Vlorës, Lapardhasë, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, ansamblit të ushtrisë si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike. Lefter Çipa ka shkruar artikuj për autorë të shquar të letërsisë kombëtare, ka qenë bashkorganizatori i trios vlonjate, teska shumë këngëtarë kanë muzikuar lirikat e tij mbresëlënëse.

Princi i dashurisëTë gjitha sa më sipër më erdhën ndër mend kur mora të shfletoja përmbledhjen më të plotë poetike të Lefter Cipës, “Princi i dashurisë”. Libri ndahet në pesë pjesë: “Mos iu plakni dashurisë” (51 poezi), “Shpirti i krehur” (16 poezi), “Nëpër mua bridhte pylli” (28 poezi), “Shpirtin tim mblodha” (16 poezi) si dhe poema “O shokë vdeksha nga kënga”. Një përcjellje të librit e bën studiuesi i njohur Shaban Sinani, ndërsa në hyrje të saj është edhe një poezi që duket sikur pëmbledh shtysën e krijimit:

Sikur tërë bota të prishet

Rrafsh me detin të vidhiset

Mua pa këngë s’më rrihet

Dhe brenda dheut ku flihet.

Kjo poezi me shtatë strofa të bukura duket sikur u hap rrugë krijimeve që vijnë më pas. Dhe larmia e temave dhe e lëndvështiemve është nga më të larmishmet. Çipa i thur vargje zjarrit dhe botës së natës, dashurisë, zërit të humbur, plakjes nga lakmia, këngës vetë, jevgut në parajsë mjegullimi, bejkës në borë të pashkelur dhe ëndrrës, djalërisë, diellit, syrit, etj. Ashtu si në traditën popullore, vargjet e Çipës dikur përcjellin një amanet, diku shpotisin një ves të keq, diku i thurin lavde shpirtrave të pambrojtur dhe në çdo krijim fjala është e vendosur si në një mozaik. Çipa të krijon ndjesinë e rreme se atë poezi mund ta shkruash edhe ty, madje shumë motive dhe figura mund t’i gjesh edhe në krijimtarinë popullore, por kur analizon vargjet kupton se ke të bësh me një poet krejt të veçantë që vuan mbi krijimin, që zgjedh fjalën dhe që ruan ritmin në çdo rast. Shtëpia botuese “Naimi” ka bërë një përzgjedhje të admirueshme në atë mori krijimesh që Çipa shkruan dhe gris përditë, por edhe një studiues i përkorë i poezisë e ka të ëvshtirë të veçojë krijimet më të bukura.

Unë vetë bëra dy skeda me tituj e krijimeve më të pëlqyeshme, bëra një tjetër nga libërthi i dytë dhe i tretë, bëra një të katërt vetëm me këngët, më pas më la përshtypje të veçantë poema e vetme në libër, por kur rishfletoja poezitë e lëna mënjanë, më dukeshin ato më të bukura, më të hijshme, një tufë margaritarësh që vetëm ky bard di t’i qëndisë mjeshtërisht, çka do ju thoshja të gjithëve: merreni këtë libër – testament të vargjeve popullore, lexojeni nga fillimi në fund dhe nuk do të mbeteni të zhgënjyer.

(*) Dërguar nga autori, publicist

KOMENTE