Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakistan, 800 milionë dollarë ndihma për përmbytjet
English

Pakistan, 800 milionë dollarë ndihma për përmbytjet

Pakistan, 23 gusht, NOA - Tre javë pas fillimit të katastrofës më të rëndë qysh prej dekadash Pakistani, sipas të dhënave, ka përfituar donacione dhe premtime për ndihma në nivelin e rreth 800 milionë eurove.

Solidariteti ndërkombëtar me vendin tonë ishte inkurajues, tha ministri i Jashtëm i Pakistanit Mehmud Qureshi në Islamabad.

Vetëm SHBA-ja ka premtuar 150 milionë dollarë. Gjermania ka ofruar 60 milionë euro për viktimat e përmbytjeve.

Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi se këtë javë do të zhvillohen bisedime me qeverinë pakistaneze për ndihma financiare për rindërtimi e vendit pas katastrofës. Në jug të vendit ndërkohë 200.000 njerëz të tjerë u evakuuan.

Arsyeja ishte një rritje e shtratit të lumit Indus në provincën Sindh. Autoritete presin që niveli i ujit në gjithë vendin do të bie në ditët e ardhshme.

a.k/NOA/DV

KOMENTE