Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia flet për kapjen e 2.5 kg heroinë në rrugën Elbasan-Librazhd
English

Policia flet për kapjen e 2.5 kg heroinë në rrugën Elbasan-Librazhd

Elbasan, 23 gusht 2010 NOA - Operacioni policor i koduar “Urakë” i kryer sot nga policia e drejtorisë së Qarkut Elbasan, përfundoi me kapjen e një sasie të konsiderueshme droge të fortë të llojit heroinë.

Droga në sasinë dy kilogramë e gjysmë, u sekuestrua sonte në mbrëmje dhe bashkë me të u arrestuan tre të dyshuarit si trafikantë.

Ata janë Krenar Hoxha, 25 vjeç, banues në Stravaj të Pogradecit, Santiliano Duci, 24-vjeç, banues në Voskopojë të rrethit të Korçës dhe Markelian Prendi, 27 vjeç, banues në Pogradec.

Zyrtarisht Zyra e Luftës Kundër Trafikut të Drogës në Elbasan sqaroi se kapja e tre të dyshuarve u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Wolksvagen”, me targa PG6419B, me të cilin lëviznin të arrestuarit, u gjend një sasia e heroinës, me peshë 2,5 kg”.

a.r/NOA

KOMENTE