Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Belgjika sjell në burgjet shqiptare vrasësin lezhjan Kristjan Kola
English

Belgjika sjell në burgjet shqiptare vrasësin lezhjan Kristjan Kola

Tiranë, 26 Gusht 2010 NOA - Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ekstradoi sot nga Belgjika të kërkuarin për vrasje, Kristian Kola. Ekstradimi i tij u bë pasi lezhjani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana konfirmoi për agjencinë NOA se Kristian (Marjan) Ndue Kola, 31 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Durrës, u ekstradua drejt Shqipërisë nga Brukseli, Belgjikë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e rrethit Gjyqësor Kurbin me vendim nr.14, datë 1 shkurt 2005, ndaj tij ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi akuzohet për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “armëmbajtjes pa leje” parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

I ekstraduari Kristjan (Marjan) Kola akuzohet se më 23 nëntor 2004 në Shullaz të rrethit Kurbin, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin Sandër Nokaj, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Kola është arrestuar më 17 mars 2010 në Belgjikë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas Kristjan Kola i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

e.r/NOA

KOMENTE