Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendet një parcelë me 78 rrënjë hashash në Krujë, në kërkim kultivuesit
English

Gjendet një parcelë me 78 rrënjë hashash në Krujë, në kërkim kultivuesit

Krujë, 26 gusht, NOA – Informacionet nga banorët e një fshati i kanë çuar agjentët e policisë në zbulimin e një parcele të mbjellë me hashash, por pa mundur të arrestojnë kultivuesin e tyre.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Krujë, raporton se gjatë mbrëmjes së djeshme, forcat e policisë kanë arritur të sekuestrojnë një sasi të konsiderueshme hashashi. Lënda narkotike është gjetur në vendin e quajtur “Liqeni i Bacungut”, në fshatin Zgërdhesh të Krujës.

Policia kish marrë informacionin se në afërsi të këtij liqeni është mbjellë hashash, por pa njohur koordinatat e sakta.

Agjentët e policisë kanë bërë kontrollin e gjithë bregut të liqenit, deri sa kanë hasur lëndën narkotike, e cila ka qenë në një parcelë prej rreth 180 metrash katrorë, ku ishin mbjellë 78 rrënjë hashash.

Policia ka bërë sekuestrimin dhe më pas asgjesimin e lëndës narkotike. Ndërkohë që po hetohet për gjetjen e kultivuesve të saj.

a.k/NOA

KOMENTE