Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Politikan, apo mjeshtër i manipulimit me popullin?
English

Politikan, apo mjeshtër i manipulimit me popullin?

Filozofi Antik Grek Sokrati, dikur i ka mësuar nxënësit e vet se gjatë kërkimit të së vërtetës, rruga e vetme përmes së cilës duhet të shkohet, është, kurë, së pari, të analizohet dhe vihet në pyetje para vetes çdo bindje që e kemi mbështetur fortë gjer në atë moment

Adnan Abrashi

Sot, profesioni më i kërkuar, më i preferuar dhe më profitabil në Kosovë, pa dyshim se duhet të jetë ai i politikanit. Te ne mund të bëhesh politikan i karrierës edhe nëse nuk ke aq shumë dije dhe nivel të lartë intelektual. Mjafton të jesh i dëgjueshëm dhe gjithmonë servil; të kesh prirje t’i trillosh mirë gënjeshtrat dhe ato t’u përshtatësh nevojave ditore duke besuar edhe vetë në vërtetësinë e tyre (vetë rren dhe vetë kujton se është përnjëmend). Më pas, edhe kur gënjeshtra të zbulohet, e që dikur patjetër do të zbulohet, nuk ka problem. E aplikon teknikën e largimit të vëmendjes së opinionit kah diçka tjetër e parëndësishme. Konkretisht, ta zëmë, e kurdis promovimin publik të ndonjë investimi, hapjen e ndonjë shkolle apo rruge, etj. Në këtë drejtim të shërbejnë mirë edhe mediat tona në dispozicion, e posaçërisht ato elektronike, të cilat pandërprerë do të transmetojnë lajme optimiste se te ne gjendja është shumë e mirë, prandaj aspak nuk ka vend për panik dhe shqetësim. Ato e paraqesin realitetin tonë aq “lule – dritë”, saqë, të gjithë fillojmë automatikisht të besojmë:“ Hajt se kjo s’është asgjë! Ka edhe më keq!” Pastaj, mos të harrojmë se aty kemi edhe muzikë, sport, filma, telenovela... që me dashje, apo pa dashje, na përqendron kahen e vëmendjes sonë kah bota e iluzioneve të pafundme të fantazisë kreative joreale. Me sa duket, mu këtu qëndron edhe esenca e realitetit të përditshëm shoqëror-politik që ne e kemi sot në Kosovë. Dhe, pikërisht, tek fenomeni i besueshmërisë së verbët ndaj informatave të shumta të servirura nga ana e autoritetit të caktuar, e posaçërisht atij politik, pa e vlerësuar së pari se është ajo e drejtë dhe ku shtrihen qëllimet e kurdisura politike të atij veprimi në prapavijë. Pse është kështu? Filozofi Antik Grek Sokrati, dikur i ka mësuar nxënësit e vet se gjatë kërkimit të së vërtetës, rruga e vetme përmes së cilës duhet të shkohet, është, kurë, së pari, të analizohet dhe vihet në pyetje para vetes çdo bindje që e kemi mbështetur fortë gjer në atë moment. Nëse një besim konkret i kalon të gjitha testet e evidencës, deduksionit dhe logjikës, atëherë, ajo ide mund të përqafohet si e vërtetë. Në të kundërtën, e njëjta duhet mohuar, ndërsa, më pas, bartësi i saj duhet ta pyes veten se çka e ka nxitur atë që gjer në atë moment të mendoj ashtu. Fatkeqësisht, ky princip sokratian, te ne nuk aplikohet sa duhet as në nivele më të larta akademike, e lere më në bindjet dhe mënyrën e të menduarit të masave tona të gjëra popullore. Ata ekspertë, që e njohin psikologjinë e sjelljes sociale, e dinë mirë se në terminologjinë profesionale, besimi i tepruar dhe jo kritik i masës së gjerë ndaj informatave të prezantuara autoritare publike, si fenomen shoqëror, quhet sindroma “leming”. Çka nënkupton në realitet ky sindromë psiko-social i sjelljesh tonë shoqërore? Lemingët janë një lloj i minjve të vegjël, të cilët, fare pa angazhuar instinktin e vlerësimit vetjak për rrezik, verbërisht i përcjellin sjelljet dhe veprimet e minjve tjerë. Kështu, kur njëra prej tyre hidhet nga lartësia në greminën pa shpëtim vdekjeprurës, ashtu në varg veprojnë të gjithë anëtarët tjerë të grupit. Ky fenomen krahasues, gjatë analizën së gjendjeve psiko-sociale të sjelljes së njerëzve në shoqëri, në psikologji njihet si sindroma “leming”. Për njeriun LEMING, në krahasim me popullaritetin e personalitetit qe e thotë një ide, logjika e shëndosh e cila duhej të qëndron prapa atij besimi, fare nuk ka rëndësi dhe nuk është në veprim.

“Lemingu”, që të besoj fuqishëm në diçka, mjafton që predikuesi i saj të ketë autoritet, edhe pse, në të kundërtën, ky autoritet mund të jetë i dyshimtë. Mekanizmi më i përshtatshëm i manipulimit të elitës sunduese me masat e gjëra popullore, që kanë prirje të shprehur kolektive të sindromës “leming”, e thamë edhe më sipër, janë mediet. Në vazhdim, do t’ua prezantoj një shembull tjetër, që më bindshëm do t’ju vërtetojë këtë konstatim: Edvard Bernays, magnat dhe udhëheqës i rrjetit më të fuqishëm global informativ “CBS” në SHBA, përndryshe, nipi i themeluesit të famshëm botëror të psikanalizës Sigmund Frojd, në një fragment të veprës së vetë të titulluar “PROPAGANDA”, kishte shkruar: “Kur të arrijmë ta kuptojmë mekanizmin dhe motivet e vetëdijes grupore, tek atëherë është e mundur të kontrollojmë dhe të udhëheqim me masat ashtu sikur na konvenon neve, e, që, për këtë, ata fare të mos jenë në dijeni…

Një manipulim i vetëdijshëm dhe inteligjent me shprehitë e organizuara dhe opinionin publik të masave, është element tejet i rëndësishëm në një shoqëri demokratike. Ata që manipulojnë me këtë element të padukshëm të shoqërisë, formojnë një qeveri të fshehtë e cila është fuqia që realisht sundon në pushtetin tonë… gati në të gjitha aspektet të jetës sonë të përditshme, pa marrë parasysh se a ka të bëj me sferat e politikës apo biznesit, me sjelljen tone sociale apo të të menduarit etnik, ne dominohemi nga një numër relativisht të vogël njerëzish…të cilët i kuptojnë proceset mentale dhe sjelljet sociale të masave. M’u këta janë ata që tërheqin litarët e çdo gjëje që e kontrollon vetëdijen e opinionit” Besoj se pas këtij citimi nuk ka nevojë për ndonjë koment shtesë? “Leming” efekti, në një shtet të drejtë dhe vërtet demokratik, mund të ndikojë pozitivisht në përparimin dhe zhvillimin e mirëfilltë të asaj shoqërie. Andaj, shikuar më thellësisht dhe anën tjetër të medaljes, lemingiteti si fenomen shoqëror, gjatë procesit të ruajtjes dhe zhvillimit të një bashkësie njerëzore, është një virtyt i vlefshëm dhe i nevojshëm i sjelljes sociale, por, sikurse çdo fenomen tjetër natyror, edhe ky mund të keqpërdoret. Ky keqpërdorim posaçërisht është i shprehur tek rastet, kur shteti si aparat i fuqishëm i sundimit me masa, gjendet në duart e njerëzve të gabueshëm dhe amoral, nëse në atë shoqëri mungon liria e vërtetë e mendimit dhe e shprehjes, nëse vepron roli dominues i medieve servile të cilat vetëm për pak para të mbijetesës, i shërbejnë me devotshmëri asaj ane të gabuar që është në pushtet, etj. Në bashkësitë e organizuara shoqërore që njihen vërtetë si shtete demokratike, ndonjëherë me mënyra të ndryshme manipuluese, mund të vijnë në pushtet edhe grupe apo individ të gabuar, të cilët, përmes po këtij “leming” efekti, do të tentojnë të instalojnë ndonjë formë antidemokratike të qeverisjes. Por, në ato shtete, një sistem mandatar i ligjshëm zgjedhor, i jep mundësi popullit të vetë, që, posa ta nuhasin këtë manipulim, të reagojnë përmes mosdhënies së besimit në zgjedhjet e ardhshme. Bile-bile, nën mundësinë e realizimit të presionit për mbajtjen e tyre të parakohshme. Këtu në Kosovë, është diçka tjetër, sepse, duhet pranuar haptas se ne nuk kemi ende shtet të mirëfilltë. Sepse, ne nuk kemi liri as demokraci të vërtetë, prandaj, ky sindromë i natyrshëm psikologjik i masave, gjithnjë keqpërdorohet krejtësisht për qëllime të tjera...

(*) Dërguar nga autori, qendrimet jane personale

KOMENTE