Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Axhendë ambicioze për sesionin e ri parlamentar, deputetët të përgjegjshëm
English

Topalli: Axhendë ambicioze për sesionin e ri parlamentar, deputetët të përgjegjshëm

Tiranë, 6 Shtator, NOA – Axhenda e parlamentit gjatë këtij sesioni parlamentar do të jetë ambicioze dhe për këtë arsye, deputetët duhet të demonstrojnë në çdo moment dhe çdo orë përgjegjësinë që elektorati u ka dhënë me votë.

“Ne do vazhdojmë të marrim vendime të drejta në interes të vendit”, tha në fjalën e saj për hapjen e sesionit kuvendor, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, duke shtuar se “Shqipëria e vitit 2010 nuk ka asgjë të përbashkët me atë të disa viteve më parë”.

“Ky Kuvend miratoi reforma të thella, duke u bërë institucion lider në zbatimin e detyrimeve dhe kërkesave të institucioneve ndërkombëtare”, tha në lidhje me sesionin e kaluar parlamentar Topalli.

Ndërsa shtoi se para Kuvendit shfaqen detyrime të reja, kjo edhe në kuadrin e përmbushjes së kushteve të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit evropian në tërësi.

n.e/NOA

KOMENTE