Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet 26-vjeçari shqiptar, shpërndante drogë në zonat luksoze të Italisë
English

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar, shpërndante drogë në zonat luksoze të Italisë

Savona, (Itali) 12 shtator, NOA – Një operacion antidrogë i policisë italiane në zonat luksoze të Savonës ka bërë të mundur arrestimi një shpërndarësi droge nga Shqipëria.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se i arrestuari është Riza Zella, 26 vjeç, i cili qëndronte prej kohësh në Itali dhe kishte leje dhe dokumente të rregullta për të jetuar në vendin fqinj. Arrestim i 26-vjeçarit duket se ka qenë i rastësishëm për forcat e policisë italiane.

Antidroga e vendit fqinj ka qenë duke bërë një operacion në lokalet luksoze të bregdetit. Prej kohësh i ishin vënë pas një shtetasi anglez që jetonte në Itali, Patrick Oreficei, i cili njihej si përdorues droge.

Policia ka qenë duke vëzhguar Oreficein, kur në lokalin luksoz është paraqitur 26-vjeçari shqiptarë, i cili ka dorëzuar një sasi të vogël kokaine për përdorim vetjak. Në këtë moment policia ka ndërhyre dhe ka bërë arrestimin e të dy personave.

Mbi shqiptarin rëndon akuzuar e trafikut të drogërave të rënda. Ndërsa karabinierët janë duke e marrë në pyete për të zbuluar dhe origjinën e drogës dhe bazën ku furnizohej 26-vjeçari. Policia dyshon se mund të ketë qenë dhe nisja e një trafiku më të madh droge.

b.d/a.k/NOA

KOMENTE