Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mëson në ëndërr vrasësin e nënës, rihapen hetimet pas tetë vjetësh
English

Mëson në ëndërr vrasësin e nënës, rihapen hetimet pas tetë vjetësh

Itali, 15 Shtator, NOA- Policia e Xhenovës ka rihapur hetimin e një vrasje të kryer tetë vjet më parë, pasi djali i gruas së vrarë ka parë mësuar emrin e vrasësit që i ka thënë e ëma në ëndërr.

Burri, raportuan mediat vendase, ka kërkuar që policia të jetë e ndjeshme ndaj këtij fakti. Karabinierët kane vendosur të marrin një kampion të ADN-së të dyshuarit.

Vrasja është kryer më 11 shtator 2002, kur një grua e moshuar, Veronica Mai u vra në një apartament në Via del Campo, në Gjenova. Te trupi i të moshuarës u gjetën dhe shenja kafshimi.

Pikërisht kafshimi ka shërbyer si material për provën e ADN-së, por hetimet e mëparshme nuk nxorën asgjë. Një nga dy djemtë e gruas, Aldo, ishte i dyshuar dhe u liria më vonë.

Ka qenë pikërisht ai që deklaroi se nëna e tij i tha në ëndërr kush e ka vrarë dhe se një shenjë nga qielli ka konfirmuar ëndrrën që ka parë.

Rrëfimi i tij ka çuar në rihapjen e hetimeve dhe i dyshuari sipas hetimeve të para ka mundësi të jetë një shitës i zonës.

a.e./NOA

KOMENTE