Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto takon ambasadoren gjermane, vlerësohet ndihma për vizat
English

Haxhinasto takon ambasadoren gjermane, vlerësohet ndihma për vizat

Tiranë, 17 shator, NOA - Marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë, Gjermanisë dhe Austrisë, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, dhe veçanërisht ai i liberalizimit të vizave, si dhe zhvillimet e fundit në rajon pas miratimit të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB për Kosovën, kanë qenë temat kryesore gjatë takimit të ministrit Edmond Haxhinasto me ambasadorët e vendeve respektive në Tiranë.

Ambasadorja gjermane, Carola Muller-Holtkemper siguroi Ministrin Haxhinasto për mbështetjen e plotë të Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, i cili tashmë është shumë pranë finalizimit si dhe për bashkëpunim të plotë dhe të hapur për të ardhmen.

Të njëjtin vlerësim ka dhënë dhe ambasadori i Austrisë në Tiranë, Marin Kramer.

Haxhinasto vlerësoi mbështetjen e spikatur të Gjermanisë dhe Austrisë për Shqipërinë në kuadrin dypalësh dhe për asistencën që këto vende kanë ofruar në vazhdimësi për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian në të gjitha dimensionet e tij.

Ministri Haxhinasto u shpreh se miratimi konsensual i rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së konfirmon legjitimitetin e pavarësisë dhe integritetin territorial të Kosovës dhe ndihmon për konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike dhe të ardhmen e saj evropiane.

a.k/NOA

KOMENTE