Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli i KMSH rikonfirmon Selim Muçën kryetar, shkarkon dy myftinj
English

Këshilli i KMSH rikonfirmon Selim Muçën kryetar, shkarkon dy myftinj

Tiranë, 18 shtator, NOA Update - Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman, gjatë mbledhjes së zhvilluar në mjediset e Medresesë së Tiranës paraditen e sotme, ka dalë me vendimin e rikonfirmimit të Selim Muçës në kryesimin e këtij komuniteti.

Ndërkaq, anëtari i këtij Këshilli, Ylli Gura, konfirmoi se kjo mbledhje u vuri kapak të gjitha konflikteve të deritanishme në selinë e Komunitetit Mysliman, duke rikonfirmuar Selim Muçën në krye dhe duke shkarkuar dida persona të tjerë.

Mësohet se konkretisht, të shkarkuarit nga mbledhja e sotme e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman janë Besim Trusi, myftiu i Tiranës; Ilir Vokshi, kreu i Këshillit; Ali Hallaci, myfti i Kukësit dhe Bujat Topçiu, anëtar i Këshillit të Komunitetit Mysliman.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se grupi kundërshtar i kreut të Komunitetit Mysliman, ka paralajmëruar se do të mblidhet po sot, por në Medresenë e Kavajës për një mbledhje të posaçme.

Pritet që një fakt i tillë të shkaktojë sërish përplasje mes dy grupimeve në Komunitetin Mysliman, si ajo e katër ditëve më parë, kur Kryesia e tij mori vendimin për pezullimin e Selim Muçës.

n.e/NOA

KOMENTE