Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diplomati gjerman, Kiessevetter: Shqipëria, rol aktiv në rajon
English

Diplomati gjerman, Kiessevetter: Shqipëria, rol aktiv në rajon

Tiranë, 20 shtator, NOA – Shqipëria ka paraqitur një rol aktiv dhe konstruktiv në rajon, me një qasje realiste dhe stabilizuese në marrëdhëniet rajonale, duke i vendosur ato në perspektivën e integrimit evropian.

Kështu e ka konsideruar rolin e diplomacisë shqiptare deputeti gjerman Roderich Kiessevetter, anëtar i komisionit për Politikën e Jashtme dhe BE-në, në parlamentin gjerman, gjatë një takimi në krye të një delegacioni me zv/ministrin e Jashtëm, Selim Belortaja.

Në qendër të bisedimeve të tyre ishin procesi i integrimit evropian, liberalizimi i afërt i regjimit të vizave me BE, si dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas miratimit të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB për Kosovën.

Gjatë këtij takimi u nënvizua edhe se se Gjermania luan një rol kyç për konsolidimin e paqes dhe sigurisë së rajonin tonë, duke evidentuar dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të politikës së jashtme gjermane për konfirmimin e pavarësisë së Kosovës, çka u arrit nëpërmjet rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, në vijim të opinionit këshillimor të GJND.

Ndërkaq, Belortaja u ndal dhe në reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadër të procesit të integrimit evropian, duke konsideruar plotësimin e e të gjitha detyrimeve për liberalizmin e vizave një shembull inkurajues për të ardhmen.

Kurse deputetët gjermanë vlerësuan arritjet domethënëse të Shqipërisë në këto vite, dhe u angazhuan për ta kthyer këtë vizitë në një praktikë të përvitshme. Ata u shprehën se duke u bazuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian Shqipëria tashmë ka plotësuar detyrimet për liberalizimin e vizave, çka pritet të ndodhë së shpejti, dhe se do të vijojnë të mbështesin edhe etapat e tjera të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

n.e/NOA

KOMENTE