Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imami dekoron atasheun gjerman në Tiranë
English

Imami dekoron atasheun gjerman në Tiranë

Tiranë, 20 Shtator 2010 NOA - Është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonia e dekorimit të atasheut gjerman në Tiranë, nënkolonel Hans Ulrich Täubert i cili përfundoi misionin 4 vjeçar në vendin tonë.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i ka akorduar medaljen me motivacion: “Për shërbime të shquara dhe kontributin e shquar që ka dhënë në forcimin e marrrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes midis Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ambasadorja gjermane në vendin tonë Carola Müller-Holtkemper, dy zv. ministrat, z. Spahiu dhe z. Starova, dy zv. shefat e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Sandër Lleshi dhe k/admiral Kristaq Gerveni, gjeneralë, ushtarak të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm, etj.

Në fjalën e tij, ministri Imami e vlerësoi maksimalisht kontributin e atasheut gjerman në Shqipëri, sidomos gjatë viteve të fundit, duke u ndalur edhe tek kontributi që Gjermania i dha vendit tonë për anëtarësimin e plotë në strukturat euro atlantike.

Imami ka vijuar më tej duke theksuar: “Do më duhet ta falënderoj në mënyrë të posaçme nënkolonelin Täubert, për të gjitha kontributet dhe angazhimin e tij personal, serioz dhe të kryer me një dashuri dhe respekt për vendin tonë. Ky vit ka qenë tepër i rëndësishëm për ristrukturimin e Forcave tona të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Është fakt që ne pa mbështetjen e NATO-s por edhe të të gjitha vendeve mike të FA nuk do të kishim mundur të arrinim këtu ku jemi sot”.

Nënkoloneli Täubert nga ana e tij e cilësoi kënaqësi tepër të veçantë angazhimin e tij 4 vjeçar në Shqipëri, në përmbushje të misionit të tij si atashe.

Unë -tha në fjalën e tij nënkoloneli Täubert- ndihem tepër i lumtur që isha një ndër personat e përzgjedhur që merrja detyrën e atasheut në vendin tuaj. “Në fakt, në pak muaj u familjarizova shumë shpejt me Forcat e Armatosura Shqiptare. Mendoj se isha i zoti të mbështesja Shqipërinë në shumë fusha dhe brenda pak viteve kam parë shumë progres në FA. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj dhe i uroj suksese të mëtejshme Forcave të Armatosura Shqiptare”, u shpreh në përfundim atasheu në ikje, nënkolonel Hans Ulrich Täubert.

Duke i uruar suksese të mëtejshme atasheut në ikje, ambasadorja gjermane në vendin tonë Carola Müller-Holtkemper, u shpreh se bashkëpunimi bilateral midis dy vendeve tona do të forcohet edhe më tej, duke u theksuar: “kam ardhur këtu rreth një muaj më parë, por nëpërmjet nënkolonelit Täubert, kam krijuar lidhje të ngushta me të gjithë bashkëpunëtorët e mi. Ashtu sikurse e tha edhe ministri Imami, nënkolonel Täubert ka shërbyer për 4 vjet në Shqipëri dhe kjo kohë i ka mjaftuar atij për të qenë një mik i mirë i juaji. Ndër të tjera, ai mundi të realizoj me sukses edhe takimin midis ministrit Imami dhe homologut të tij gjerman, Dr. Karl-Theodor Freiherr zu Guttenberg”, përfundoi ambasadorja gjermane Carola Müller-Holtkemper.

e.r/NOA

KOMENTE