Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banorët e Hamallajt, sërish në protestë për mosprishjen e shtëpive pa leje
English

Banorët e Hamallajt, sërish në protestë për mosprishjen e shtëpive pa leje

Hamallaj, 23 shtator, NOA – Banorët e fshatit Hamallaj në Durrës kanë protestuar sërish sot lidhur me mosprishjen e ndërtimeve pa leje, duke përsëritur kështu reagimin kundërshtues të disa javëve më parë ndaj vendimit të Inspektoriatit të Ndërtimit për prishjen e shtëpive të tyre.

Sërish ata kanë dalë në rrugë, duke kërkuar transparencë për zgjidhjen e problemit të tyre dhe mosndërhyjen e Policisë Ndërtimore, për t’u prishur ndërtimet.

Dita e sotme përkon me afatin e fundit që u kishin lënë atyre ekspertët e Inspektoratit të Ndërtimit për të prishur vullnetarisht ndërtimet pa leje.

Por duket se ata nuk e kanë kryer një aksion të tillë dhe sot kanë dalë në mbrojtje të shtëpive, në pritje të forcave të Policisë Ndërtimore që mund të vijnë aty me fadroma për t’ua prishur shtëpitë e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE