Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bregu: Akuzat e Ramës, inat dhe mllef për reformat
English

Bregu: Akuzat e Ramës, inat dhe mllef për reformat

Tiranë, 23 shtator, NOA – Kryesocialisti Edi Rama kërkon me çdo kusht që të ngrejë ngërçe dhe akuza të reja, me protesta të reja, të cilat kanë si qëllim vetëm bllokimin e reformave të vendit.

Kjo ka qenë akuza e ngritur nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, sot në seancë plenare, drejt kreut të socialistëve duke e kritikuar atë për frymën negative që po shpërndan në lidhe me zbatimin e reformave integruese në vendin tonë.

Sipas saj, deklaratat e Partisë Socialiste për korrupsion ndaj figurave të larta demokrate, përfshirë këtu edhe veten e saj, nuk përbëjnë gjë tjetër, veçse përpjekjen dhe inatin e kreut të PS-së për arritjet aktuale të vendit.

"Ti, Edi Rama gënjen kur i thua shqiptarëve se proteston në këtë mirë të tyre por ti proteston kundër të mirës të tyre. Ti je burri pa burrni i kësaj qeverie dhe nuk ke kurajo të pranosh dhe po fillon një fushatë antishqiptare ndërkohë që të gjithë shqiptarët presin liberalizimin e vizave", theksoi më tej Bregu.

n.e/NOA

KOMENTE