Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I grabiti motor-karron një tregtari, arrestohet 32-vjeçari
English

I grabiti motor-karron një tregtari, arrestohet 32-vjeçari

Tepelenë, 23 shtator, NOA – Një person është arrestuar sot për vjedhje nga forcat e policisë së Tepelenës, ndërsa është sekuestruar një motorr-karro me vlerë 5.000 euro.

Ngjarja bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA prej tyre, duke saktësuar se i ndaluari, është Eduart Sinani, 32 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi dje, rreth orës 09.00 të mëngjesit ai kishte shkuar në qytetin e Vlorës në një mandër që shiten automjete bujqësore dhe motor-karro dhe pasi është prezantuar si emigrant dhe i ka treguar se nga është, i ka kërkuar për t’i blerë të zotit të mandrës një motor-karro që ai shiste duke i treguar edhe lekët që kishte për ta blerë.

I lartpërmenduri ka marrë një nga motor-karrot për të bërë një provë dhe pasi e ka ndezur është larguar në drejtim të Tepelenës.

I zoti i mandrës pasi ka pritur rreth një orë menjëherë ka lajmëruar policinë e Vlorës dhe të Tepelenës.

Ndërkaq, forcat e policisë së Tepelenës kanë marrë informacione në rrugë operative përse ky shtetas po lëvizte në orët e mbrëmjes në drejtim të fshatit Dhëmblan të Tepelenës.

Dhe rreth orës 23.00, kanë bërë të mundur që në banesën e një njeriut të tij në fshatin Dhëmblan, të arrestojnë në flagrancë të lartpërmendurin si dhe të sekuestrojnë në cilësinë e provës materiale motor-karron.

Nga ana e policisë u bë arrestimi i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes”, vepër kjo e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, si dhe u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i motor-karros.

n.e/NOA

KOMENTE