Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen tre persona për vrasje në Sarandë
English

Arrestohen tre persona për vrasje në Sarandë

Kurbin, 26 shtator, NOA – Tre persona janë arrestuar dje në qytetin e Kurbit pasi akuzohen për një vrasje të kryer dy ditë më parë në Sarandë. Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se bëhet fjalë për; Pashk Doçin, 50 vjeç me banim në qytetin e Laç të rrethit Kurbin, Aleksander Gjonaj, 27 vjeç, banor i fshatit Baz të Mati dhe adoleshenti 17-vjeçar me inicialet L.D.

Arrestimi i tyre është bërë dje në mbrëmje pas një pune hetimore në bashkëpunim me Policinë e Sarandës, e cila ka dhënë detajet për identitetin e autorëve që kanë kryer vrasjen.

Gjithashtu tre personave u është bllokuar dhe automjetit tip “Benz” me targa LA 9757 A, në pronësi Pashk Doçit.

Policia mendon se me këtë automjet autorët janë larguar nga qyteti i Sarandës pas kryerjes se krimit.

a.k/NOA

KOMENTE