Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekzekutohet Teresa Lewis, gruaja që urdhërori vrasjen e bashkëshortit dhe djalit
English

Ekzekutohet Teresa Lewis, gruaja që urdhërori vrasjen e bashkëshortit dhe djalit

SHBA, 26 shtator NOA - Në SHBA është kryer ekzekutimi me vdekje i Teresa Lewis, 41 vjeçe, e cila konsiderohet si një e sëmurë mendore. Përpara se të bënte injeksionin, Lewis ka pyetur nëse vajza e saj ishte prezent.

“Kështu, ajo ka theksuar se e do vajzën e saj dhe ndjen tepër keqardhje”, - tha një zëdhënës i burgut. Si drekë të fundit ajo kërkoi një pulë të skuqur, bizele dhe tortë me mollë. Lewis u deklarua si fajtore dhe kjo pasi i kishte dhënë urdhër dy personave të tjerë, njëri prej të cilëve ishte dhe dashnori i saj, për të vrarë bashkëshortin dhe djalin e saj 25 vjeçar. Sipas akuzës, ajo kishte planifikuar me gjakftohtësi planin e saj dhe kjo për të fituar para me anë të sigurimit jetësor. Një fakt i cili i kushtoi rëndë saj në dënim pasi gjykatësi e dënoi atë me ekzekutim, kundrejt dy bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët u dënuan me burgim të përjetshëm. Dashnori i saj, Matthew Shallenberger, në atë kohë ishte 22 vjeç dhe u vetëvra menjëherë pasi u vu në dijeni të dënimit.

r.b/NOA

KOMENTE