Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Gënjeshtrat e “gjyshit Berisha” për kasat janë sikleti i çdo shqiptari
English

PS: Gënjeshtrat e “gjyshit Berisha” për kasat janë sikleti i çdo shqiptari

Tiranë, 27 shtator, NOA – Pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha mbi vendosjen e kasave fiskale ka reaguar edhe anëtarja e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste, Megi Ajtyreza, e cila ka deklaruar se kryeministri Berisha dhe gjyshi i disa nipërve e mbesave ka gënjyer edhe këtë herë siç bën përditë.

“Si mundet një gjysh të jetë kaq indiferent kundrejt një populli të tërë që po mbytet në batakun e gënjeshtrave e të imoralitetit të politikës së pushtetit”, i drejtoi këtë pyetje kryeministrit, Ajtyreza.

“Si mundeni ju zoti Berisha të mohoni përfshirjen tuaj në korrupsionin e kasave kur pohoni se nuk hiqni dorë nga çmimi i fandaksur, po lekët do t’ua merrni qytetarëve nga taksat”, theksoi anëtarja e asamblesë së Përgjithshme të PS-së.

Ajtyreza vijoi më tej duke iu referuar deklaratave të kryeministrit se “Sa për sikletin tonë i dashur gjysh i gënjeshtrave, ne e kemi një siklet dhe e kemi mjaft të madh, po ky është sikleti i çdo shqiptari, që i vjen turp kur sheh e dëgjon në çfarë çakejsh kanë rënë punët e këtij vendi”.

mit/NOA
KOMENTE