Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet në Kosovë, Krasniqi takon Feith
English

Zgjedhjet në Kosovë, Krasniqi takon Feith

Prishtinë, 8 tetor – Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, i cili e përgëzoi Presidentin Krasniqi për menaxhimin e mirë të situatës së krijuar dhe i ofroi mbështetjen e palëkundshëm të ICO-së.

Gjatë takimit, U.D i Presidentit, Krasniqi dhe Feith biseduan rreth shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës dhe rreth datës potenciale të zgjedhjeve të ardhshme.

Krasniqi e falënderoi Feith për mbë

shtetjen e tij dhe theksoi se do të vazhdojë konsultimet me përfaqësuesit e subjekteve politike dhe me faktorët e tjerë, edhe nga bashkësia ndërkombëtare, për caktimin e datës potenciale të zgjedhjeve.

Gjatë bisedës të dy palët u konsultuan rreth çështjeve të privatizimit të PTK-së, obligimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rreth mandatit të Krasniqit, që do të zgjasë deri më 28 mars 2010.

U.D i Presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi dhe Pieter Feith ranë dakord që të vijojnë takimet e rregullta në mes tyre gjatë gjithë mandatit që Krasniqi do të ushtrojë funksionin e Presidentit.

NOA
KOMENTE