Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Illyricum Libertas: Heqja e vizave, arritje e madhe e institucioneve të shtetit shqiptar
English

Illyricum Libertas: Heqja e vizave, arritje e madhe e institucioneve të shtetit shqiptar

Nga ana tjetër, Illyricum Libertas u bën thirrje Institucioneve europiane që të përshpejtojnë procesin eurointegrues edhe për Republikën e Kosovës

Tetovë, 9 tetor 2010 NOA/ Zulejha Ramadani - Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar Illyricum Libertas me seli në Tetovë, përshëndeti sot vendimin e Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Republikën e Shqipërisë dhe për shtetin fqinj dhe mik të Bosnjë – Hercegovinës.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm në rrugën e gjatë dhe të mundimshme të popullit tonë dhe popullit boshnjak drejt Europës nënë, thotë organizata.

Ajo veçon se kjo është një arritje e madhe e përbashkët e institucioneve të shtetit shqiptar, e klasës politike në përgjithësi dhe e popullit të shumëvuajtur shqiptar.

Njëkohësisht, kërkojmë nga institucionet përkatëse të Bashkimit Europian që të përshpejtojnë procesin për integrimin sa më të shpejtë dhe të plotë të Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në Union.

Nga ana tjetër, Illyricum Libertas u bën thirrje Institucioneve europiane që të përshpejtojnë procesin eurointegrues edhe për Republikën e Kosovës.

Si një hap i menjëhershëm i vullnetit të mirë në këtë drejtim do të ishte heqja e regjimit bllokues të vizave edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Popuj të barabartë në një Europë demokratike dhe të lirë, shtëpi e përbashkët e gjithë popujve europianë.

z.r/NOA

KOMENTE