Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Kulturës: Ata që janë të papunë të heqin dorë nga lindja e fëmijëve
English

Ministri i Kulturës: Ata që janë të papunë të heqin dorë nga lindja e fëmijëve

Londër, 9 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku – Jeremy Hunt, Ministri i Kulturës në Angli, ka deklaruar se personat që janë të papunë duhet të heqin dorë nga lindja e fëmijëve.

Fjalë jo të zakonta këto në veshin e opinionit publik. Duke ndërhyrë në debatin e ndihmës financiare kundrejt familjeve, që tashmë do të limitohet në vlerë financiare, në ata që fitojnë më pak se 44 mijë sterlina në vit, Hunt deklaroi se nuk është detyra e shtetit të financoi një numër rritës të fëmijëve për ato familje në të cilat të gjithë anëtarët janë të papunë.

E menjëhershme, ishte përgjigja e liderit të opozitës, Ed Miliband, i cili në një intervistë televizive pohoi se të gjitha familjet e këtij vendi duhet të ndihmohen dhe jo t’u jepen leksione si ajo e Jeremy Hunt.

Një organizatë bamirësie për fëmijët e varfër i ka përcaktuar si të “shpifura” dhe “të neveritshme”, fjalët e deklaruar nga Hunt në lidhje me këtë çështje.

r.b/NOA

KOMENTE