Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Shtetit: S’kemi para për operacione speciale? E pavërtetë!
English

Policia e Shtetit: S’kemi para për operacione speciale? E pavërtetë!

Tiranë, 11 tetor, NOA – Lajmi i përhapur në një media të shkruar se Policia e Shtetit nuk ka para për të kryer hetime speciale, është i pavërtetë.

Sqarimin e ka dhënë vetë Policia e Shtetit përmes zëdhënëses së saj, Klejda Plangarica.

“E vërteta është se strukturat e policisë së shtetit kanë në disponim gjithë mjetet monetare dhe infrastrukturën e nevojshme për realizimin e operacioneve policore të çdo lloj niveli e vështirësie”, tha në një konferencë për mediat Plangarica.

Sipas saj, kjo e vërtetë është demonstruar edhe në operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë, të cilët e kanë konstatuar këtë gjatë punës së përbashkët për goditjen e rrjeteve kriminale të krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

Plangarica sqaroi më tej se për përdorimin e mjeteve monetare për operacionet e fshehta policore kërkohet zbatimi i rregullave rigoroze të sanksionuara posaçërisht për këtë qëllim.

Policia e Shtetit siguroi rishtas opinionin publik se është në shërbim të qytetarëve dhe se ka në dispozicion gjithë ekspertizën dhe mjetet e nevojshme për të realizuar detyrat e ngarkuara me ligj.

mit/NOA
KOMENTE