Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 12 Tetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 12 Tetor 2010

Tiranë, 12 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 12 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme lirimin nga gjykata turke të Izet Haxhisë, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Ato paraqesin edhe “hetimin” parlamentar të kandidatëve të Topit për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i nisjes së diskutimit në parlament heqja e mandatit të deputetit socialist, Ilir Beqja.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Turqia liron Izet Haxhinë”, i cili citon faktin sesi i dyshuari dhe i dënuari njëkohësisht për vrasjen e Azem Hajdarit, është liruar dje nga gjykata turke, por policia nuk e pohon zyrtarisht.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Linja speciale për transportin e nxënësve”, referuar projektit të iniciuar nga Bashkia e Tiranës dhe shkollat e kryeqytetit.

“Urdhri, të rriten gjobat për shoferët”, është një artikull që citon urdhrin e fundit për transportin rrugor.

“Mero Baze/ Kujtimet në libër: Bizneset e Liri Berishës dhe kontrolli mbi Saliun” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Mister në Tiranë/ Familja: Turqia liroi Izet Haxhinë”, i cili tregon detaje nga lirimi i Izet Haxhisë në Turqi, por që nuk konfirmohet nga autoritetet shqiptare.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Pasuritë e kandidatëve të Topit për në Gjykatën Kushtetuese, Artan Hoxha mori 138 mijë euro dhuratë”.

Ndërkaq, në këtë të përditshme do të gjeni edhe artikullin me titullin “Financat/ Si do të llogaritet pensioni i profesorëve”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e demontimeve, është edhe ai me titullin “Tepelenë, kamionët bllokojnë tre orë kamionët me municione”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Izet Haxhia: Kthehem, do flas për vrasjen e Azemit”, i cili tregon një intervistë ekskluzive me të dyshuarin e vrasjes së Azem Hajdarit, që u lirua dje nga Turqia.

“22 shqiptarët e kokainës në Itali, mes tyre edhe biznesmenë, dalin përgjimet”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Pengu Koço Dado në 1999: Jep 1 milionë dollarë, mos flisni me gazetarët dhe policinë”.

“Përplasje e MASH: Lasgush Poradeci këtë vit nuk do të jetë në gjimnaze” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “PD nis kryqëzimin e Beqjas”, i cili tregon sesi mazhoranca ka diskutuar dje në këshillin e Mandateve dhe Rregullores kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Ilir Beqja.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Jones-Rama, bisedë të gjatë/ Turi i dytë për Gjykatën Administrative”.

Ndërsa çështja e Kushtetueses mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Shumica, hetuesi ndaj kandidatëve për gjykatën Kushtetuese”.

“Turqia liron Izet Haxhinë, policia e paditur” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Forbes: Berisha, arkitekt i ri i mrekullisë ekonomike”, i cili i referohet shkrimit të posaçëm të bërë në prestigjiozen Forbes për kryeministrin Berisha, duke e vlerësuar për arritjet ekonomike në vend nën drejtimin e tij.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Lëvizja e lirë, Berisha: Të informohet çdo qytetar”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Meta: Shqiptarët janë të lodhur nga bojkoti”.

Ndërsa në rubrikën “deputeti” do të lexoni “Mandati i Beqajt vendoset të premten”.

n.e/NOA

KOMENTE