Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Donte të kryente kontakt erotik brenda në ... arkivol
English

Donte të kryente kontakt erotik brenda në ... arkivol

I dashuri i saj i fundit, nuk do ta harrojë kurrë vrapin që bëri për tu larguar nga apartamenti i 35-vjeçares në Komotini të Greqisë.

Komotini, Greqi, 13 Tetor 2010 - Ato që ndodhën në apartamentin e gruas tërheqëse e të shkolluar, nuk kanë si të përshkruhen. Asnjë nga komshinjtë e saj nuk i beson veshëve kur historia pasohet nga goja në gojë. Kush do ta besonte që pas syzeve të mëdha të diellit fshihej një grua me mendje të sëmurë.

Sipas shtypit lokal, bëhet fjalë për një 40-vjeçar beqar mjaft të njohur në qytet, i cili i ndiqte nga pas për shumë kohë 35-vjeçaren, pasi ishte magjepsur nga bukuria e saj. Burri kërkoi nga gruaja të shoqëroheshin dhe ajo nuk vonoi të vinte në zbatim planet e saj.

Donte ta bënte të dashurohej dhe të mos bënte dot pa të dhe pastaj ti zbulonte natyrën e saj të vërtetë.

I thoshte se nuk ishte akoma gati të kryenin marrëdhënie seksuale dhe 40-vjeçari jo vetëm që e besonte, por mendonte se hera e tyre e parë do të ishte e paharrueshme. Dhe vertet ashtu ishte ...

Ditët kalonin dhe sapo gruaja në fjalë u sigurua që 40-vjeçari nuk bënte dot më pa të, i tha se e priste në mbrëmje në shtëpinë e saj, për ti bërë “dhuratën” e shumëpritur. Do ta priste brenda në dhomën e gjumit kështu që kur ai do ti binte ziles, do të gjente derën e apartamentit të hapur.

Burri i lumtur shkoi i gëzuar fiks në orën që ishte takimi në shtëpinë e 35-vjeçares. Vërtet gjeti derën hapur, por u habit kur nga brenda apartamentit dëgjohej një muzikë e çuditshme si ato të kishës gjatë një varrimi.

Apartamenti ishte i mbushur me qirinj të ndezur por nga afshi, burri nuk e vrau mendjen dhe vazhdoi për në dhomën e gjumit. Djersët e ftohta e mbuluan, kur mbi krevat pa 35-vjeçaren e zhveshur brenda një ....arkivoli.

Filloi të vraponte i tmerruar që të largohej nga apartamenti. Dera e jashtme nuk hapej dhe filloi të ulërinte duke ngritur në këmbë gjithë pallatin. Përfundimisht arriti të arratisej, por eksperienca do ti mbetet e paharruar. NOA/Newsit

KOMENTE