Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E rrallë - vogëlushi serb shkon të flejë dhe kur zgjohet flet vetëm anglisht
English

E rrallë - vogëlushi serb shkon të flejë dhe kur zgjohet flet vetëm anglisht

Serbi, 19 Tetor, NOA - Kjo është historia e pabesueshme e një fëmije serb të quajtur Dimitrije Mitrovic që një mëngjes, kur ishte vetëm tre vjeç u zgjua, e filloi të flasë anglisht, edhe pse ai kurrë nuk kishte studiuar, duke tronditur dhe habitur kështu mjekët dhe familjarët.

Dimitrije, i cili tani është 11 vjeç flet në mënyrë aq të përsosur anglisht saqë familja, miqtë, madje edhe mësuesit nuk mund ta kuptojnë atë. "Një ditë, kur ai ishte vetëm 3 vjeç, im bir shkoi në krevat dhe kur u zgjua, filloi të flasë vetëm në gjuhën angleze. Në fillim i fola me atë pak anglishte që dija, por shpejt u bë aq i përkryer saqë kam thirrur një përkthyes për të folur me të", - thotë nëna e tij Dragana. Në moshën 5 vjeç Dimitrije recitonte tërë romanin Harry Potter në anglisht dhe sot në moshën 11 vjeçare flet rrallë me nënën e tij në gjuhën serbe, vetëm nëse është i detyruar për ta bërë këtë. "Unë ëndërroj në anglisht, flas anglisht, betohem dhe shaj në anglisht",- thotë djaloshi serb.

Mjekët mendojnë se Dimitrije kanë fituar një lloj talenti autistik në anglisht. Profesoreshë Tatjana Paunoviç në Universitetin e Nishit shprehet: "Është një rast shumë interesant. Ne biseduam me të për një orë dhe ai e flet gjuhën më mirë se ne, si të ishte i lindur në Britani".

a.e./NOA

KOMENTE