Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, zbulohen dy vrasësit atë e bir, të Ndrec Zekës, një vrasje e vitit 1997
English

Shkodër, zbulohen dy vrasësit atë e bir, të Ndrec Zekës, një vrasje e vitit 1997

Shkodër, 18 tetor, NOA – Pas 13 vitesh, Policia e Shkodrës ka zbuluar një vrasje të ndodhur në vitin 1997, ku gjeti vdekjen Ndrec Zeka nga fshati Rrenc në komunën e Gurit të Zi.

Lidhur me vrasjen e 13 viteve më parë policia e Shkodrës bën të ditur se ka zbuluar dhe prangosur sot bashkëautorin e krimit, 47 vjeçarin Çezarin Mati Jaku, ndërsa ka shpallur në kërkim të atin e tij, Mati Jaku, bashkëautor në krim.

Drejtoria e Policisë së Shkodrës si rezultat e një hetimi tremujor finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Vrasja e Vjetër”, duke dokumentuar kështu vrasjen e Ndrec Zekës nga vrasësit Çezarin Mati Jaku, dhe babai i tij, 65 vjeçari Mati Jaku, lindur dhe banues në Fshatin Rrenc të komunës Gur i Zi, në Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në banesën e Çezarin Jakut u gjetën dhe sekuestruan si provë materiale një armë zjarri luftarake automatik,

një hark për hedhje shigjete me dylbi, dy radio ndërlidhje, një telefon, një palë pranga, 6 mekanizima të shkrepjes, 3 shtrate shuli, për pushkë model 56 si dhe 791 copë fishekë luftarake Mod. 56.

Policia e Shkodrës ka kryer të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të autorit të vrasjes, Çezarin Jaku, iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës.

I arrestuari po ndiqet penalisht për veprën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim dhe prodhim e mbajtje armësh dhe municionesh luftarake pa leje.

Bashkëautori i vrasjes, Mati Jaku është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij.

mit/NOA
KOMENTE