Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liberalizimi i vizave/ Mbi 260 maqedonas, azilkërkues në Bavari
English

Liberalizimi i vizave/ Mbi 260 maqedonas, azilkërkues në Bavari

Shkup, 20 tetor, NOA - Numri i madh i kërkesave për përfitimin e azilit në Gjermani nga qytetarë të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi dëmtojnë procesin e liberalizimit të vizave.

Kjo është theksuar nga ministri i landit të Bavarisë në Gjermani, Joakim Herman, i cili shtoi është rritur numri i qytetarëve të këtyre tre vendeve për të përfituar azilin.

“Në rast se do të rritet numri, Bashkimi Evropian duhet të shqyrtojë sërish procesin e liberalizimit të vizave, e cila ka hyrë në fuqi vitin e kaluar”, deklaroi Herman.

Në landin e Bavarisë deri më 15 tetor kanë kërkuar statusin e azilit 260 shtetas të Maqedonisë si dhe 130 shtetas të Serbisë.

Joakim Herman theksoi se një numër i madh i këtyre qytetarëve kanë aplikuar për status të azilit, duke u thirrur në burime të rrejshme se do të përfitonin shuma të majme parash, në rast të kthimit vullnetar në vendet e tyre.

Qeveria gjermane ka hequr plotësisht mbulimin e harxhimeve për azilkërkuesit, të cilët vullnetarisht pranojnë kthimin në vendlindjet e tyre.

NOA-INA

KOMENTE