Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Maqedonia mund ta destabilizojë Ballkanin
English

SHBA: Maqedonia mund ta destabilizojë Ballkanin

Shkup, 21 Tetor, NOA – Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson, tha se mbajtja e Maqedonisë jashtë NATO-s paraqet rrezik për stabilitetin e rajonit të Ballkanit.

“Të mbahet Maqedonia jashtë NATO-s është humbje e kotë e progresit të cilin e ka arritur shtetit dhe paraqet rrezik për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Roberston.

Ai është i bindur se vendi i Maqedonisë është në Aleancën e NATO-s, kjo për faktin se ajo i ka përmbushur standardet të cilat janë të nevojshme për anëtarësim.

“Maqedoni me të vërtet kontribuoi në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit, dhe mos anëtarësimi në NATO mund të ketë efete të kundërt”, është shprehur Robertson për televizioni NTV.

Megjithatë ai ka deklaruar se Maqedonia duhet të angazhohet maksimalisht për ta zgjidhur kontestin e emrit me Greqinë. “Liderët në Maqedoni duhet ta kërkojnë kompromisin për emrin e shtetit. Me një kompromis të vogël, Maqedonia do të bëjë një hap të madh drejt së ardhmes”, ka shtuar Roberston.

NOA-INA

KOMENTE