Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedonia, paraburgim për dy gjuetarët shqiptarë
English

Maqedonia, paraburgim për dy gjuetarët shqiptarë

Ohër, 23 tetor, NOA - Gjykata e Ohrit vendosi sot masën e paraburgimit prej tetë ditëve për dy shtetasit shqiptarë që dje u kapën në zonën kufitare të Maqedonisë, për kalim ilegal të kufirit dhe gjueti të paligjshme.

Sipas gjykatësit, dy shtetasit shqiptarë Iljaz Xhemollari dhe Artan Tabaku nga qyteti i Pogradecit, do të qëndrojnë në burgun e Ohrit, deri në vendimin e gjykatës që pritet të miratohet gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

Ata u ndaluan dje nga policia kufitare në afërsi të fshatit Labunishtë, teksa kishin dalë për gjueti dhe kishin hyrë në territorin e parkut nacional të Galiçicës në territorin e Maqedonisë.

Ministria e Brendshme dje bëri të ditur se në territorin në afërsi të pikës kufitare “Shën Naumi” ishin vërejtur grupi i gjuetarëve, shtetas shqiptar, të cilët më pas ishin tërhequr në territorin e Shqipërisë.

NOA-INA

KOMENTE