Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hidhet nga mbikalimi, e reja tenton vetëvrasje
English

Hidhet nga mbikalimi, e reja tenton vetëvrasje

Durrës, 25 tetor, NOA – Ndoshta me dëshirën për t’u vetëvrarë, një vajzë e re 19-vjeçare është hedhur nga mbikalimi i këmbësorëve në afërsi të Stacionit të Trenit në qytetin e Durrësit.

Ngjarja e pazakontë bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të policisë së Durrësit, sipas të cilave, ajo ndodhi dje rreth orës 03.40 të ditës së sotme, në mbikalimin e qytetit bregdetar.

E dëmtuara është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu, për të hetuar rrethanat e ngjarjes, që mund të shkaktonin edhe vetëvrasjen e 19-vjeçares.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezultoi se kemi të bëjmë me një tentativë vetëvrasje, ndërsa vazhdon puna për saktësimin e shkaqeve të ngjarjes.

Megjithatë në pritje të marrjes në pyetje të 19-vjeçares, e cila po mjekohet në spital, materialet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes së mbetur në tentativë iu kaluan Prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE