Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruaja e nobelistit disidentëve: Na e sillni juve çmimin
English

Gruaja e nobelistit disidentëve: Na e sillni juve çmimin

Pekin, 26 tetor, NOA – E arrestuar pas shpalljes së çmimit Nobel për Paqe ndaj burrit të saj, Liu Xia Liu Xiaobo publikoi dje një letër për miqtë, duke u kërkuar atyre që të shkojnë ta marrin çmimin Nobel në Oslo akorduar burrit të saj në pamundësi për të shkuar vetë.

Duke i anashkaluar për fat të mirë filtrat e censurës përmes internetit, bashkëshortja e disidentit kinez iu është drejtuar miqve për të shkuar në grup më 10 dhjetor në Oslo për të marrë çmimin Nobel për atë dhe burrin e saj, hero i Tiananmenit dhe parapagues i parë e Kartës 08.

"Në situatën e tanishme, - shkruan Xia, - mundësia që ne të marrim çmimin janë afër zeros. Por unë mendoj se Xiaobo është duke shpresuar se miqtë e tij mund të marrin pjesë në këtë ceremoni historike, duke ndarë me të një pjesë të nderit", shkruan ajo në mesazhin e saj dramatik.

Duke i ftuar më pas gjithë disidentët dhe udhëheqësit e mospajtimit në Kinë të shkojnë në Oslo, për të përsëritur përpara botës kërkesat për demokraci, reforma politike dhe respektimin të të drejtave të njeriut nga pushteti i Pekinit.

n.e/NOA

KOMENTE