Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDK: Mungesa e LDK, rrezikon buxhetin 2011
English

PDK: Mungesa e LDK, rrezikon buxhetin 2011

Prishtinë, 27 tetor, NOA – Kosova mund të rrezikojë të mbetet pa miratim të buxhetit për vitin 2011, për faktin se mungon një numër i madh i ministrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu është shprehur sot Bedri Hamza, zëvendësministër e Ekonomisë dhe Financave, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), sipas të cilit, është pikërisht LDK e cila po shkakton këtë krizë në buxhetin e shtetit.

Duke vijuar akuzat e radhës për ish-partnerin e qeverisjes, përfaqësuesi i LDK-së tha se me mungesën e saj, ajo po bllokon një proces të rëndësishëm për vendin siç është miratimi i buxhetit të shtetit.

Sipas Hamzës, kriza politike e krijuar nga ana e LDK-së po rrezikon edhe fondet e garantuara edhe nga FMN-ja për Kosovën.

Po ashtu, rrezikohet edhe marrja e pagave nga ana e shërbyesve civilë, pensionet etj.

n.e/NOA

KOMENTE