Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ashleigh Morris – vajza që ka alergji nga uji
English

Ashleigh Morris – vajza që ka alergji nga uji

Australi, 31 Tetor, NOA- Prej 5 vjetësh lëkura e Ashleigh Morris, nga Melbourne, Australi, nuk mund (dhe duhet) të vihet në kontakt me ujin të çdo temperature, ndryshe paraqet simptomat e alergjisë të tilla si: skuqje, ënjtje, kruarje (të cilat më vonë kthehen në dhimbje).

Edhe djersa e saj e bën të ndihet keq. Simptoma që të çon në këtë reagim të pazakontë quhet Aquagenic Urticaria, një sëmundje aq të rralla dhe e panjohur nga të gjithë. Natyrisht Ashleigh lahet, por e bën këtë rrallë, dhe sa më shpejt të jetë e mundur: dush i saj zgjat mesatarisht jo më shumë se një minutë.

Morris është prekur nga kjo sëmundje, pas një mahisje të bajameve: të shëruara me një dozë të fuqishme peniciline. Dermatologu i saj, Rodney Sinclair, shpjegon se kjo dozë e tepruar ka ndryshuar nivelin e histaminës së trupit, duke sjellë alergjinë.

Për shkak të numrit të kufizuar të rasteve Aquagenic Urticaria është një sëmundje krejtësisht e panjohur, dhe për këtë arsye nuk dihet ende ndonjë trajtim, kurë. Larg nga uji Ashleigh duket një vajzë e zgjuar. Ajo është duke studiuar gazetari.

a.e./NOA

KOMENTE