Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapja e 100 kg drogë, transportuesi sfidon policinë, thyen postbllokun
English

Kapja e 100 kg drogë, transportuesi sfidon policinë, thyen postbllokun

Gjirokastër, 31 tetor, NOA, Update – Personi që transportonte nga Lazarati 100 kilogramë hashash ka tentuar të godasë me makinë punonjësit e policisë që janë përpjekur ta ndalojnë atë.

Policia ka konfirmuar për korrespodentin e Agjencisë NOA në Gjirokastër, faktin që drejtuesi i automjetit që transportonte 100 kilogramë ka thyer postbllokun e efektivave të policisë rrugore që ishte ngritur në fshatin Jorgucat.

Pas incidentit, drejtuesi i makinës tip “Hundai”, me targa fallso, Gj 20 35 A është larguar disa kilometra dhe e ka braktisur automjetin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30.

Policia është njoftuar për mundësinë e kalimit të një sasi droge në zonën e Jorgucatit dhe për këtë qëllim ka ngritur dhe postblloqet.

Porsa ka parë postblloqet e policisë drejtuesi i makinës ka rritur shpejtësinë duke shpërthyer postobllokun e Policisë Kufitare dhe duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të rendit.

Më pas efektivat e policisë janë vënë në ndjekje të automjetit, i cili vazhdoi lëvizjen në drejtim të Sarandës, ku në aksin rrugor Jorgucat - Sarandë në dalje të fshatit Jorgucat drejtuesi i automjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap duke përfituar edhe nga errësira.

Policia është vënë në ndjekje të autorit. Ndërsa pas kontrollit të ushtruar në makinë u gjetën 4 çanta të mëdha shpine, të mbushura me pako në formë cilindrike ku brenda tyre kishte lëndë narkotike Mariuanë. Në secilën çantë kishte nga rreth 25 pako me peshë 1 kilogramë secila gjithsej 100 kilogramë .

Sipas policisë hashashi ka dalë nga fshati Lazarat me destinacion Sarandën e më pas Greqinë .

a.k/NOA

KOMENTE