Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Pacolli: Mbështetje të plotë, lobingut për Kosovën
English

Berisha-Pacolli: Mbështetje të plotë, lobingut për Kosovën

Tiranë, 1 nëntor, NOA - Kryeministri Berisha priti sot në takim, kryetarin e Partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), Bexhet Pacolli dhe nënkryetaren e kësaj partie, Mimoza Kusari.

Gjatë takimit, Pacolli e informoi kryeministrin Berisha për situatën e krijuar në Kosovë pas zhvillimeve të fundit politike.

Ai theksoi se mocioni i mosbesimit i paraqitur nga AKR synon që ta sjellë situatën politike në një normalitet institucional.

Ndër të tjera, Pacolli u shpreh se AKR e ka mbështetur qeverinë e Kosovës në të shkuarën, me synim forcimin e institucioneve dhe ndërtimin e shtetit ligjor.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha vlerësoi se zhvillimet në Kosovë reflektojnë zhvillime normale të një shteti demokratik ku problemet politike trajtohen brenda kuadrit institucional kushtetues.

Kryeministri siguroi për mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në procesin e njohjes së shtetit të Kosovës, duke vënë në dispozicion të gjitha resurset e veta diplomatike.

Duke vlerësuar vendimin e GJND-së dhe rezolutën e OKB-së, Berisha nënvizoi rëndësinë e madhe që kanë të dyja proceset, si ai i njohjes së mëtejshme të shtetit të Kosovës ashtu edhe dialogun me Beogradin.

Në takim, u diskutua dhe për çështje që kanë të bëjnë me forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

n.e/NOA

KOMENTE