Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opozita braktis Kuvendin sapo nisi votimi i projektligjeve
English

Opozita braktis Kuvendin sapo nisi votimi i projektligjeve

Tiranë, 4 nëntor, NOA/ Irma Toptani – Pas debateve mes opozitës dhe mazhorancës gjatë diskutimit të lirë në kuvend, ku opozita akuzoi kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli për shkeljen e rregullores, duke hequr nga rendi i ditës votimin e dekreteve të Presidentit Topi mbi anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, arsye për të cilën opozita do të qëndronte gjatë votimit të sotëm, ka bërë që opozita të braktisë seancën e kuvendit pas mbylljes së diskutimeve të lira pikërisht ndërsa nisi votimi i projektligjeve që ishin caktuar në kalendarin e ditës.

Më herët eksponentë të Partisë Socialiste, si deputetët Namik Dokle, Erion Braçe si dhe kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi kishin akuzuar kryeparlamentaren Topalli se ka shkelur rregulloren duke hequr nga rendi i ditës votimin e dekreteve të Presidentit, për votimin e të cilave afati i fundit kushtetues ishte pikërisht kjo e enjte sipas Ruçit.

Më tej Ruçi kërkoi që kalendari i ditës të njoftohet katër ditë përpara dhe jo me vonesë, sikundër e kërkon rregullorja e Kuvendit pasi në këtë mënyrë deputetët kanë kohë ta shqyrtojnë atë.

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist kërkoi gjithashtu edhe paraqitjen e buxhetit të vitit 2011 nga qeveria, pasi ai duhej të ishte paraqitur që në 1 nëntor për t’u diskutuar në parlament.

Por, pasi kërkesa për kthimin në rend të ditës të dekreteve të Presidentit nuk u plotësua nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Popalli pasi buxheti ende nuk është paraqitur në komisionin parlamentar përkatës, opozita me nisjen e votimit të projektligjeve ka bojkotuar sallën e kuvendit sikundër kishte paralajmëruar një ditë më parë, se do të bojkotojë miratimin e çdo reforme të qeverisë, pa u vlerësuar oferta e PS-së dhe çështjet e tjera të parashtruara nga opozita për shqyrtim.

Në këto momente kuvendi pa praninë e opozitës ka miratuar Ligjin për ankandin publik.

i.t/NOA

KOMENTE