Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria: Mungesa e Gjykatës Administrative, të krijohet aneks në Gjykatën e Lartë
English

Konfindustria: Mungesa e Gjykatës Administrative, të krijohet aneks në Gjykatën e Lartë

Tiranë, 6 Nëntor, NOA - Mungesa e Gjykatës Administrative i shkakton me qindra e qindra milion euro të përvitshme dëm ekonomisë kombëtare dhe qytetarëve shqiptare. Dhe pavarësisht, se është i domosdoshëm miratimi sa më i shpejtë i saj, duke parë gjendjen e sotme krejt të pakënaqshme të përplasjeve shtet/biznes dhe qytetarë, drafti i tanishëm dhe pjesë të tjera legjislacioni në fuqi kanë nevojë për përmirësime të rëndësishme.

Ky fakt u theksua sot gjatë forumit akademik mbi përmirësimin e projekt-ligjit të Gjykatës Administrative, i cili u organizua nga Konfindustria në bashkëpunim me TBU/Tirana Business University, ku të pranishëm ishin përfaqësues profesionistë të zgjedhur nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, e Apelit, Gjykata e Shkallës së parë, Autoriteti I Konkurencës, Këshilli i lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, bota akademike dhe universitare, përfaqësues të biznesit, etj.

Forumi ishte i pari i llojit të vetëm, i mbajtur në nivel akademik për ligjin e shumëpërfolur të Gjykatës Administrative duke shmangur politizimin e theksuar të deritashëm nga partitë politike.

Përfundimet e tij kanë rëndësi të posaçme për përmirësimin e draftit të paraqitur për miratim në Kuvendin e Shqipërisë si dhe për masat e nevojshme, që duhen ndërmarr për të përshtatur në frymën e tij dhe pjesë të rëndësishme të legjislacionit në fuqi.

Konkretisht, aty u përmend nevoja e krijimit të një seksioni të veçantë administrativ në Gjykatën e Lartë; shkurtimit kohor të procedurave të gjykimit në administrativ në Gjykatën e Lartë; zgjatja e afateve kohore të përcaktuara me ngritjen e padisë etj, të cilat përsëri kërkojnë miratim me shumicë të cilësuar votash në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu u debatua mjaft për kërkesën e paplotësuar të Konfindustrisë për 4- domosdoshmërinë e rekrutimit në masën fillestare deri në 30% si gjyqtare administrative të ekspertëve të caktuar sipas fushave të së drejtës administrative (kontabiliste, financiere, inxhiniere, etj.) me qëllim rritjen e cilësisë së gjykimit, shpejtësisë dhe sipas shembullit të vendeve të zhvilluara demokratike të BE.

Dokumenti përfundimtar i forumit, që do tu dërgohet vendimarrjes politike si dhe opinionit publik të së gjithë krahëve me qëllim përmirësimin, miratimin dhe funksionimin sa më të shpejtë të Gjykatës Administrative.

n.e/NOA

KOMENTE