Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papandreu e Gruevski nuk do takohen para Samitit të NATO
English

Papandreu e Gruevski nuk do takohen para Samitit të NATO

Shkup, 6 nëntor, NOA - Para Samitit të NATO-s nuk do të ketë takim midis kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë, Jorgos Papandreu dhe Nikolla Gruevski.

Kjo u paralajmërua nga zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Greqisë, Gregori Delavekuras. Samiti i NATO-s do të mbahet më 19 dhe 20 nëntor në Lisbonë të Portugalisë, me ç`rast sërish pritet vetoja greke për bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, për shkak të moszgjidhjes së kontestit të emrit.

“Nuk është planifikuar takim para Samitit të NATO-s dhe nuk mendoj se do të presim ndonjë zhvillim të ri të ngjarjeve. Megjithatë, jemi të bindur se në rast se udhëheqësia e IRJM-së me të vërtetë do të vendos se është e përgatitur për ndonjë progres, atëherë zgjidhja mund të ndodhë shumë shpejt”, theksoi Delavekuras.

Sipas tij, Athina zyrtare shpreson në përparimin e procesit sa më shpejt që të jetë i mundur. Kryeministrat Papandreu dhe Gruevski kanë zhvilluar tetë takime, mirëpo duke mos shënuar progres afërsinë e qëndrimeve për zgjidhjen e problemit të emrit.

NOA-INA

KOMENTE