Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinaku: Aleancë me Vetëvendosjen dhe Shqipërinë Natyrale për bashkimin
English

Klinaku: Aleancë me Vetëvendosjen dhe Shqipërinë Natyrale për bashkimin

Prishtinë, 7 nëntor, NOA - Avni Klinaku, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka thënë se “iu kemi ofruar lëvizjes ‘Vetëvendosje’, gjithmonë duke ia njohur rolin udhëheqës, duke e njohur Albin Kurtin si lider dhe duke respektuar madje edhe emrin e lëvizjes ‘Vetëvendosje’ dhe këto kanë rezultuar, fatkeqësisht, pa sukses”.

Muaj më parë Avni Klinaku kishte paralajmëruar një koalicion parazgjedhor që do të lidhej midis subjekteve që kanë në program bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Midis tyre, edhe me lëvizjen “Vetëvendosje” të Albin Kurtit. Iniciativa për koalicionin me “Vetëvendosjen” është shpallur e dështuar.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Klinaku, lider i Lëvizjes për Bashkim, ka treguar se çka e ka bërë të pamundur këtë koalicion. Ka folur për “vetëmohimin” e lëvizjes që ai drejton, por edhe për “gafat” e lëvizjes së Albin Kurtit. Ai ka shprehur drojën se pasojë e kësaj është shpërndarja e elektoratit që është pro bashkimit kombëtar.

Megjithëkëtë, ka shfaqur shpresën që me disa subjekte të tjera të dalë bashkërisht në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Midis tyre, edhe me Listën për Shqipërinë Natyrale, që së fundi është themeluar në Shqipëri, e që do të shtrijë aktivitetin edhe në Kosovë. Pritjet e tij janë që së paku dy subjekte të mbërrijnë pragun prej 5 për qind dhe të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës.

NOA

KOMENTE