Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rikrijohen temperaturat Big Bang të krijimit të Universit, mundësi për studimin e materies primitive
English

Rikrijohen temperaturat Big Bang të krijimit të Universit, mundësi për studimin e materies primitive

Gjenevë, 7 nëntor, NOA – Temperaturat e krahasueshme me ato të Big Bang, të cilat sollën krijimin e Universit janë rikrijuar përmes një eksperimenti në akseleratorin fizik të Cernit, në Gjenevë të Zvicrës.

Federico Antinori, një studiues në Institutin Kombëtar të Fizikës Bërthamore bëri me dije se ka nisur një program për studimin e sjelljes së Universit në çastet e para të jetës.

Sipas tij, nën temperaturat ekstreme të arritura sot për sot, të cilat nuk shfaqen as në zemër të yjeve, bëhet i pamundur vëzhgimi i materies primitive.

Shpërthimi i Big Bangut cilësohet nga shkëncëtarët si ngjarja që shënjoi krijimin e Universit, një shpërthim që sipas studimeve mendohet të ketë ndodhur 13.7 bilionë vite më parë.

Këtij shpërthimi i dedikohet edhe teoria e ligjësisë së kozmosit, e njohur si modeli i Big Bangut, që konsiderohet si më e besueshmja teori që shpjegon universin e mbrojtur nga të dhënat dhe studimet e shkencëtarëve.

Teoria e Big Bangut u propozua si origjina e Universit apo si hipoteza për atomin primitiv, nga Georges Lemaitre.

mit/NOA
KOMENTE