Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Heqja e vizave, akti më i prekshëm që na bën të ndihemi evropianë
English

Haxhinasto: Heqja e vizave, akti më i prekshëm që na bën të ndihemi evropianë

Tiranë, 8 nëntor, NOA- “Një moment emocional dhe sublim, akti më i prekshëm që na bën të ndihemi evropianë dhe pjesë e denjë e këtij kontinenti të cilit ne i përkasim tërësisht”.

Me këto fjalë e ka përshëndetur gjatë një interviste televizive, ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto votimin pozitiv të pak minutave më parë nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave me Shqipërinë.

“Eshtë një moment reflektimi për të vlerësuar punën e jashtëzakonshme që është bërë në drejtim të lëvizjes së lirë, pa harruar as sakrificat e shumë shqiptarëve, të cilët e kanë patur Evropën dhe lëvizjen e lirë si një ëndërr të tyre, e cila do të bëhet realitet”, tha ndër të tjera ai.

Më tej, kryediplomati shqiptar vuri në dukje faktin se ka patur një konsensus të gjerë evropian për miratimin e heqjes së vizave me Shqipërinë, gjë që e tregoi edhe votimi në unanimitet i të gjithë ministrave të Brendshëm evropianë.

Në fund, ai tha se qeveria e integrimit, e cila erdhi në pushtet me premtimin e hapave para në këtë proces, tregoi se përmbushi një nga premtimet e saj kryesore.

n.e/NOA

KOMENTE