Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festivali i të Rinjve në Teatrin Kombëtar
English

Festivali i të Rinjve në Teatrin Kombëtar

Tiranë, 11 nëntor, NOA/ Milena Selimi - Mendohet të sjellë pak lëvizje Festivali i të Rinjve në Teatrin Kombëtar.

Projektet e diskutueshme, financuar nga MTKRS-ja nisin sot me prezantimin e parë në një javë që do të mbahet nga data 11-15 nëntor 2010.

Sot hap festivalin, konkurrentja e parë e Festivalit Teatror të të Rinjve, Klodiana Kadillari, me monodramën “Pikëllimi”.

Një tekst i shkruar prej saj, në një përpjekje për të sjellë në skenë edhe konceptin e regjisë dhe në interpretimin e aktores.

Një vepër e shkruar për jetën e nobelistes Nënë Tereza dhe misionin e saj bamirës nëpër botë. Vepra shfaqet në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar sonte, ora 19.00.

Festivali mbahet nga data 11 nëntor deri më 15 dhjetor, ku prezantohen 7 shfaqje, nga 7 regjisore femra. Shfaqjet rikthehen edhe një herë brenda Javës Teatrore të të Rinjve, që mbahet nga 16-23 dhjetor.

Konkurrojnë: Alma Hoti, Luljeta Hoxha, Sonila Kapidani, Andia Xhunga, Rozina Kostani, Elma Dorezi dhe Klodiana Kadillari.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE