Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nderimi i policit Alistafaj, Topalli: Kishte ndjenjë të lartë përgjegjësie
English

Nderimi i policit Alistafaj, Topalli: Kishte ndjenjë të lartë përgjegjësie

Tiranë, 11 nëntor, NOA – Në ceremoninë e homazheve që u zhvilluan sot në nderim të punonjësit të policisë të rënë në krye të detyrës, nënkomisar Pajtim Alistafaj, drejtori i Policisë Rrugore, Vullnet Topalli, vlerësoi përkushtimin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë që e karakterizonte atë.

“Të gjithë ne ndihemi shumë të tronditur nga kjo humbje e madhe për mikun dhe kolegun tonë të shtrenjtë, birit të një familje të pikëlluar nga kjo fatkeqësi e papritur, qytetarit të nderuar, i cili përkushtimin e tij në mbrojtje të sigurisë dhe jetës së komunitetit, e dëshmoi me sakrificën më sublime”, u shpreh ai.

Duke shtuar se n/komisar Pajtim Alistafaj ishte një punonjës policie i nderuar, i cili është vlerësuar gjithnjë për përkushtimin e madh, korrektësinë dhe angazhimin serioz gjatë kryerjes së detyrës së tij.

“Pajtimi gëzonte dashurinë dhe respektin e të gjithëve, si miqve dhe kolegëve të tij, ashtu edhe të qytetarëve, të cilëve u shërbeu me devotshmëri të admirueshme. Me një ndjenjë përgjegjësie të lartë për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve, gjatë 5 viteve të karrierës së tij në strukturat e policisë së shtetit, nënkomisar Pajtim Alistafaj ka punuar gjithmonë pa u lodhur, pa iu trembur rrezikut që mbart ky profesion, deri në momentet e fundit të jetës”, tha Topalli më pas.

Ndërkaq, ceremonia e varrimit është shoqëruar me të shtëna armësh nga një grup efektivësh të policisë.

n.e/NOA

KOMENTE